Megjithëse kanë kaluar gati 24 orë, ende nuk është marrë vesh pse RENEA solli qentë anti- elksploziv për të kontroluar parkimine  nëndhëshëm të Shehsit ‘Skënderbe’ në tiranë që sapo është vënë në përdorim.

Analistë të kriminalistikës e shpjegojnë me dy arsyetime:

Ose RENEA nuk kishte ku të ushtronte ‘forcën’ me rastine festave të Vitit të Ri dhe për  këtë arsye manifestoi gjithë kapacitetin në vendin më të dukshëm;

Ose Policia e Shtetit dhe Renea ‘nuk e kanë mirë’ me pronarët e Parkimit të Sheshit Skëndebej, dhe provokuan një ‘rrezik’ shpërthmimi terrorist. Pas kësaj secili do të mendohet para se të hyjë në atë parkim ‘ku kontrolloi RENEA me qen’.

Sheshi më pas është marrë nën kontroll nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe ne bashkëpunim me Policinë private, kanë kontrolluar automjetet që u parkuan deri në orët e para të mëngjesit të datës 1 janar 2018.

Kontrolle të imtësishme nga agjentë të antiterrorit janë kryer në të gjitha sheshet kryesore ku do kryheshin festime me rastin e ndërrimit të viteve, por edhe këto veç për të manifestuar “kujdesin e Policisë”..

Tshmë është përmirësuar  dukshëm cilësia e të festuarit në festat kolektive, falë përmirësimit të sjelljes qytetare.

Gjatë ndërrimit të viteve  si rezultat i hedhjes së fishekzjarreve, në të gjithë vendin veçse janë lënduar lehtë 17 persona, të cilët kanë marrë mjekim dhe janë larguar në banesat e tyre, ndërsa 1 shtetas nga Dibra është transportuar për në Tiranë për ndërhyrje më të specializuar pasi ishte dëmtuar në sy.

Në Laç shtetasi K.Gj, 16 vjeç, banues në Sanxhak, është gjetur i vdekur nga familjarët në taracën e banesës së tij me një dëmtim në koke. Trupi i viktimës është dërguar në Tiranë për një ekspertizë mjeko-ligjore më të specializuar për të përcaktuar nga se i është shkaktuar dëmtimi që ka humbur jetën.

Nuk ka patur ngjarje kriminale, njofton Policia.

Në të gjithë vendin janë evidentuar 4 aksidente me pasoja të lehta.

Gjatë orëve të para të mëngjesit është arrestuar 1 drejtues mjeti për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Veritas.com.al/