Qeveria e majtë e moderuar e Rumanisë po përballet me votat e mosbesimit si rrjedhojë e masave të marra nga shteti për të dekriminalizuar dhe pakësuar shkeljet e ligjit të zyrtarëve shtetërorë, një propozim ky që mbushi rrugët me protestat e qindra mijëra personave.
Qeveria e kryeministrit Sorin Grindeanu pritet që t’i mbijetojë, nëse do të ndodhë, kësaj vote të Mërkurën, pasi Partia Social-Demokrate dhe partnerja e saj në koalicion, Aleanca e Demokratëve Liberalë janë në maxhorancë në Parlament.
Javën e kaluar, qeveria kapërceu parlamentin dhe miratoi një urdhëresë e cila dekriminalizoi disa nga format e korrupsionit. Kritikët thanë se kjo do të sillte benefite për epërorët më të lartë që po përballen me akuza për korrupsion.
Protestat ishin masive, më të mëdhatë që në periudhën e rënies së regjimit komunist në Rumani në 1989. Si rrjedhojë, qeveria do të mundohet ta paraqesë këtë plan në Parlament.
Presidenti Klaus Iohannis thotë se shteti është në një krizë politike në pikën më kulmore të saj.
/Veritas.com.al/