Një artikull i gjatë në Economist përshkruan Matteo Salvinin si “njeriu më i rrezikshëm në Evropë”.
Sigurisht “njeriu më i fuqishëm në Itali”, shkruan javorja britanike,”duke pyetur nëse Legisti “do ta përdorë këtë pushtet për të shkatërruar euron”. The Economist nuk e definon Salvinin si neofashist. Megjithatë, ajo nënvizon që Salvini nuk po demonstron në asnjë lloj mënyre që ai mund të zgjidhë ndonjë prej sëmundjeve që e shqetësojnë Italinë.
As stanjacioni ekonomik as papunësia. Ka dy armiq të preferuar: emigrantët dhe Brukselin, vazhdon artikulli. Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtare për kredibilitetin e koalicionit verdhë-jeshil, shpjegon revista, sipas së cilës spread mund të rritet me shpejtësi nëse nuk do te mbahen angazhimet në lidhje me shpenzimet publike. Megjithatë, Salvinit nuk i behet vone dhe tweeton: «Jemi të bezdisshëm; kjo është arsyeja pse vazhdojnë të na kërcënojnë”, shkruan zëvendëskryeministri legist.
Veritas.com.al/