Kandidati për kreun e PD, Eduard Selami, është shprehur sot se ka kërkuar që Lulzim Basha ‘të japë dorëheqjen’ nga posti që gara të bëhet e ndershme.
Selami ka deklaruar gjithashtu se ka kërkuar edhe që zgjedhjet të bëhen në javën e parë të shtatorit, sepse data 22 korrik nuk i jep mundësinë për të bërë fushatë.
“Unë tani takova edhe kandidatin tjetër, Lulzim Basha. Ne u takuam me simpatizantët e demokratët e thjeshtë- tha Selami.- Kjo është një garë brenda familjesh dhe vizionesh. Ky është një model i pakëpërcyer. PD duhet të prezantojë një lidership të ri, bashkëkohor dhe demokratik. Basha nuk e ka. Unë e kam bindjen se unë do e bëj këtë gjë.
I sugjerova që data 22 nuk më jep kohë për të bërë fushatë. Propozova që zgjedhjet të bëhen në javën e parë të shtatorit.
Nëse unë do të isha në vendin e Bashës, do të jepja dorëheqjen”- përfundoi Eduard Selami.

Veritas.com.al/