Mauro Indelicato

Një foto e thjeshtë rrezikoi të shpërthejë një revoltë te vërtetë në rrugët e Tbilisit. Në mbrëmjen e të enjtes, në fakt, në rrjetet sociale është përhapur një imazh në të cilin dallohet deputeti rus Sergei Gavrilov i ulur në vendin e presidences se parlamentit gjeorgjian. Mjaftoi vetëm kjo për të nxjerrë në shesh qindra protestues, të cilët në një moment thyen kordonin e parë te policise dhe kërcënuan të hyjnë brenda në parlament.

Arsyeja e pranisë se deputetit rus në Tbilis

Qe diçka mund të ndodhë në të vërtetë në kryeqytetin gjeorgjian është në ajër duke nisur që nga ditët e fundit. Kjo sepse pikerisht në Tbilis është planifikuar të fillojë të enjten Asambleja e XXVI e Përgjithshme Ndërparlamentare Ortodokse. Ky është një takim që zhvillohet që nga viti 1993 dhe është mbajtur çdo vit, përveç që është e mirepritur. Këtë vit barra e organizimit të ngjarjes i takon Gjeorgjisë, prandaj prania e një delegacioni parlamentar rus në vend eshte parashikuar prej muajsh.

Edhe sepse, siç mund të kuptohet nga emri, iniciativa përfshin grupet parlamentare të vendeve të ndryshme në të cilat janë prezente kërkesat ortodokse.Madje,asambleja e parë ka lindur pikërisht nga vullneti i Dumës ruse dhe i parlamentit grek. Në Tbilisi prej ditesh masat e sigurisë duken te imponuara, por në përgjithësi situata ishte e qetë derisa doli imazhi inkriminues. Prania si e Gavrilovit dhe deputetëve të tjerë rusë kalon pothuajse pa u vënë re, por gjithçka degjeneron kur vetë Gavrilov dallohet i  ulur në karrigen zakonisht të zënë nga presidenti I asamblese legjislative gjeorgjiane.

Një protestë që rrezikon të degjenerojë

Për shumë protestues, fakti i thjeshtë se një deputet rus është ulur në vendin e presidentit konsiderohet një fyerje e vërtetë. Për këtë arsye grindja shpërtheu së pari në sallë, pastaj në rrugë. Ndryshku ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë u zbulua për disa minuta: te dy vendet, që në vitin 2008 hyne edhe në konflikt për çështjen e Osezisë së Jugut, nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe në vendin Kaukazian në shumë qarqe ka një ndjenjë anti-ruse shumë të shënuar. Gavrilov gjithashtu, në të kaluarën,ka manifestuar një pozicion të favorshem për aneksimin e Osezisë Jugore dhe Abkhazisë nga Rusia.

Perpara parlamentit brenda pak orëve mblidhen protestues te ndryshem,te cilet fillojnë të shtyjne kundër kordonit të parë të policëve të vendosur për të mbrojtur parlamentin. Përleshjet shkaktojnë disa te plagosur dhe bilanci është i rëndë: gjithsej jane 70 të plagosurit, 14 prej tyre janë policë. Keta te fundit, për të parandaluar protestuesit të hynin në kompleksin parlamentar, janë detyruar të përdorin gaz lotsjellës dhe plumba gome. Situata normalizohet vetëm në mbrëmje vone, por tensioni në Tbilisi duket akoma të jetë shumë i dukshëm dhe i verifikueshëm.

Dhe ndërsa behet i gjallë ish-presidenti Mikhail Saakashvili,lider i protestës së vitit 2004 por tani jashtë vendit (i natyralizuar ukrainas) dhe i akuzuar për korrupsion në Gjeorgji, i cili konfirmon se mbështet protestuesit në shesh, Presidenti aktual Salome Zurabishvili në të kundërt bën thirrje për qetësi: “Ndarjet bëjnë lojën e Rusisë”, deklaron kreu i Shtetit. Ndërkohë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit te parlamentit Irakli Kobajidze, fajtor për lejimin e Gavrilov të ulet në karrigen e tij.

VERITAS.COM.AL/