(FOTO: Opozita në Kosovë proteston në sallën e Kuvendit)/

Shefi i Qeverisë, Isa Mustafa ka reaguar pas paralajmërimeve të opozitës se mund të kthehet gazi lotsjellës. Ai e ka justifikuar frikën ndaj opozitës me një kërkesë perëndimore për shënjimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e  Zi- sipas gazetës Express.

Para kësaj situate, kryeministri Mustafa ka ëprdorur “karotën” duke premtuar para popullit “liberalizim vizash”, veç mos na  sulmojë opozita- ka desh me thënë.

“Kufiri përcaktohet me argument, jo me pozicionime politike e as me gaz lotsjellës të cilin dikush po e ndjell. Gazin mund t’ia hedhim vetes tonë, sikurse edhe bllokimin, por kufirin nuk e ndryshojmë as me njërën e as me tjetrën”, ka shkruar Kryeministri Mustafa, në FB.

“Problemet e vendit nuk zgjidhen duke u pozicionuar në istikame politike. As duke ndjellë gaz lotsjellës në Kuvend”ka folur parimisht kryeministri.

“Është mirë të mendojmë thellë e arsyeshëm, të vejmë në shërbim logjikën shtetërore para se të japim deklarata” ka thënë Mustafa para një situate kur pritet reagimi i ashpër i opozitës ndaj sjelljeve të qeverisë, që opozita e ka konsideruar “e korruptuar”.

Ngjarjet në Kosovë ndodhin krahas protestës madhështore të opozitës ndaj qeverisë në Tiranë, që edhe këtu etiketohet “e korruptuar”.

/Veritas.com.al/