Vendi ynë sit ë gjithë vendet e Evropës është përfshirë nga temperature të larta deri në 41 gradë Celsius.

Meteorologu Hakil Osmani thekson se vendi ynë prej ditësh është përfshirë nga vala e të nxehtit ku temperaturat më të larta do të regjistrohen në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër, për tu ndjekur më pas nga Tirana, Shkodra dhe Fieri.

Sipas tij edhe në zonat malore do të kemi temperature të larta deri në 39 gradë.

“Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë do të bëjë që gjatë mesditës së sotme në vendin tonë të kemi temperature nga 40 deri në 41 gradë, ku maksimumet do të regjistrohen në Elbasan, Gjirokastër dhe në Berat. Gjithashtu temperature të larta deri në 40 gradë do të regjistrojë Tirana, Fieri dhe Shkodra. Në zonat bregdetare termometri do të shënojë deri në 37 gradë në 39 gradë ndërsa në zonat malore mbi 35 gradë ndërsa në Kukës temperaturat do të jenë në 39 gradë”, ka thënë ai.

Fundjava do të sjellë një ndryshim të vogël gjatë temperaturave të mesditës ku më e larta do të jetë 40 gradë sipas meterologut Osmani.

Ndër të tjera ai shprehet se vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve edhe gjatë kësaj fundjave.

“Fundjava sjell një tërheqje të lehtë të temperaturave me 1 gradë ku maksimumi do të jetë 40 gradë. Përsa i përket orëve të para të mëngjesit do të kemi një rritje të lehtë ku në zonat malore do të jenë deri në 20 grandë ndërsa në bregdet 22 gradë. Sa i përket kushteve të motit do të kemi kthjellime në vijën bregdetare dhe në zonat malore do të kemi prani të lehtë vranësirash por pa reshje shiu”, thekson ndër të tjera meterologu.

Gjithashtu vendet e rajonit do të jenë nën mbizotërimin e temperaturave të larta dhe motit me diell gjatë kësaj fundjave./