Presidenti Bujar Nishani me Zonjën e Parë, kanë votuar në shkollën “Andon Zako Çajupi”.
Teksa ka bërë thirrje që shqiptarët të dalin të votojnë, Nishani uroi që e nesërmja të jetë më e mirë për shqiptarët.
“Unë besoj që nëse shqiptarët vendosin që demokracia të funksionojë ajo funksionon, demokracia nuk mund të funksionojë pa vullnetin dhe angazhimin e tyre. Duke qenë që edhe sot është një ditë e shenjtë, uroj që e nesërmja të jetë më e mirë për të gjithë shqiptarët. Presidenti është i shkëputur nga infrastruktura e procesit zgjedhor, por ajo që dëshiroj është që të jetë një ditë e qetë, që shqiptarët të votojnë të pa shqetësuar, të pa kërcënuar dhe besoj se kjo është më e drejta për të gjithë ne”, ka thënë Nishani.
Veritas.com.al/