Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën sot me një foto në rrjetet sociale, ku shihet në oborrin e OKB-së.

Rama shkruan se sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit.

Siç u njoftua edhe ditën e djeshme, në seancën e sotme krerët e shteteve do të kenë mundësinë të shprehin pikëpamjet e tyre rreth luftës në Ukrainë si dhe të analizojnë pasojat jo vetëm për popullin ukrainas, por edhe ndikimin mbi paqen, sigurinë kombëtare dhe zhvillimin ekonomik.