Duke folur në grupin e PS-së, kryeministri Rama është shprehur se dje në mbrëmje ka marrë përgjigjen nga një prej laboratorëve më të mirë në botë dhe sipas tij, ai është i rremë.
Bëhet fjalë për një audio- përgjim të publikuar nga zyrtarë të PD pardje, ku aludohet për një përzierje në afera mafioze të vëllait të ministrit të Brendshëm, Xhafaj.
‘Lidhur me ‘marrëzinë’ e ministrit të Brendshëm që ka falsifikuar nenin gjoja për të shpëtuar vëllanë, nuk kam ç’them se e tha BE dhe askush të mos e hajë këtë qofte, as qoftja Luli dhe as llokumi i monës, Titi.
Nëse dëshmitarin nuk e nxjerrim se kemi ‘frikë’ se mos e vrasim, unë e kam marrë përgjigjen mbrëmë nga një nga laboratorët më seriozë të botës dhe më mjafton.
Po bëj një parantezë jo për të vënë ulërimën kundër hetimi apo bërtitur montazh, montazh po më mjafton për tu thënë juve se nuk jemi para asnjë prove komprometues epo akti mashtrimi me një material joautentik’, tha Edi Rama.
Veritas.com.al/