Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën dhe lidhjet që i bëjnë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Rama thotë se kjo ‘arenë lufte’ dhe përdorjes së personalitetit politik me fyerje dhe jo me argumente i ka shndërruar deklaratat politike në luftë civile dixhitale.
Rama më pas përmendi fitoren në Kukës nga ku ironizoi edhe arsyen e përdorur nga opozita për humbje ndërsa garantoi se PS do jetë fituese edhe në 2025.
Tjetri sulmohet për t’i rrëzuar personalitetin dhe jo argumentin. Rroftë sebepi i Serbisë se tradhtarët s’janë dosido, Edvin Radoviçi, bjerini tastjerës për të luftuar me Ramoviçin, më shumë madje sesa me Vuçiçin.
Procesi i Berlinit, gëzon mbështetjen e qeverisë së Kosovës dhe për here të parë do të zhvillohet jashtë kufijve të BE-së. Shqipëria ëhstë shtet me një pozicionim gjithnjë e më të konsoliduar.”- tha Rama.