Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zërat se do të ishte në rolin e ministrit të Jashtëm deri në momentin që Bushati do ç’dekretohet nga Meta.
Në një status në Twitter, Rama shkruan se Meta nuk e ka ç’dekretuar Ditmir Bushatin si ministër i Jashtëm, duke e konsideruar këtë shkelje.
Ai konfirmon se deri në ditën që Meta do e ç’dekretojë, do të qëndrojë vetë në roli e ministrit të Punëve të Jashtme.
“Presidenti s’e ka ç’dekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë, që vjen shumë shpejt, do të jem ‘de jure’ në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit,” shkruan Rama në Twiiter.
Kryeministri Edi Rama sapo njoftoi se do të mbajë vetë edhe postin e ministrit të jashtëm, ka dërguar në Presidencë edhe një herë propozimin për shkarkimin e Ditmir Bushatit nsi ministwr i Punëve tw Jashtme, pasi presidenti i Republikës theu Kushtetutën e vendit duke mos e ç’dekretuar brenda prej 7 ditësh.
Gjithashtu mësohet se është dërguar te Presidenti edhe emri i kryeministrit Edi Rama si Ministër i Jashtëm.
Veritas.com.al/