Sali Berisha, kur ka qenë kryeministër i vendit ka shpenzuar dy herë më shumë se Edi Rama në vit, ndërkohë që ka pasur më pak se gjysmën e intensitetetit diplomatik të Kryeministrit aktual.
“Tjetër shembull se si shpifja monumentale e miliona euro për udhëtimet me avion tregon, që rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve tallen me përbuzje me shqiptarët: Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë”, shkruan Rama.
Më pë pas ai ka akuzuar prokurorët e Tiranës që nuk kanë zhvilluar asnjë hetim, megjithëse kanë pasur material të qarta nga ana e qverisë.
“Pastrues parash dhe evazorë të mëdhenj fiskalë janë denoncuar prej kohësh në prokurorinë e TR nga administrata tatimore! Ndërkohë që prokuroria fle mbi dosje këta prodhojnë e amplifikojnë tërë ditën kundër qeverisë lajme të rreme,akuza të mëdha,muhabete të dehurish nga urrejtja”, thekson Rama!
Në lidhje me shifrën e përdorur nga mediat pranë Berishës, ai shton: “Shpifja monumentale e miliona € tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve,po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët”
Kryeministri, sshkruan gjithashtu në sqarimin e tij se “Sikur udhëtimet e mia të punës t’u kushtonin shqiptarëve sa llogaritë që bëjnë nongratat, spiunët dhe topat e mediave të baltës, unë do të isha thjesht njëri prej tyre, po nuk kam asgjë të përbashkët me ta që më ngatërrojnë me veten dhe me charter-at e tyre!
Avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë”!
Krahasimi i shpensimve të Edi Ramës dhe Sali Berishës
Sali Berisha, Kryeministër 2008- 261.023 Lek të reja
Edi Rama, Kryeministër 2022- 120.459 Lek të reja
Sali Berisha, Kryeministër 2010- 251.365 Lek të reja
Edi RamaKryeministër 2021- 64.972 Lek të reja