Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni–Shqipëri, të kryesuar nga Minoru Kiuchi.
Gjatë takimit, Rama vlerësoi mbështetjen e pakursyer të ministrit japonez, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve po sjell rezultate konkrete në rritjen e kontakteve dhe shkëmbimeve dypalëshe.
Sipas Kryeministrit, marrëdhëniet Shqipëri–Japoni po njohin një fazë të re zhvillimi, me fokus forcimin e bashkëpunimit ekonomik, diplomatik dhe kulturor. Ai nënvizoi se puna e përbashkët me përfaqësuesit japonezë po ndihmon në afrimin e mëtejshëm mes dy popujve dhe zgjerimin e mundësive për investime dhe projekte të përbashkëta.
Takimi u zhvillua në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve mes Shqipëria dhe Japonia, ndërsa palët riafirmuan gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë.
Komente