Media, sidomos Ballkan Web, po shkruan seriozisht se ‘Rama ka zbuluar komplotin e Erjon Veliajt’ brenda PS.  E kanë marrë seriozisht atë që Rama po e tall.

Por pyetjes së një gazetari se a po komploton Erjon Veliaj, i është përgjigjur Rama me ironi duke e kthyer epokën në periudhën para 30 vjetësh, në kohën e diktuarës.

Ja çfarë shkruan Rama:

‘Përsa i përket konspiracionit… Ka një komplot në PS. Jam i shqetësuar për këtë.

Është një lëvizje konspirative.

Jemi duke menduar për një gjyq popullor edhe për dënime të rënda, shumë të rënda. Internime, punë të detyruar, dhe nuk diskutohet që koka e këtij komploti është kryetari i bashkisë së Tiranës.

Ai është në krye të komplotit, mbështetur nga ish-ministri (Xhafaj). Ka edhe emra të tjerë, por po hetojmë për këto lidhje. Dyshohet shumë edhe për përfshirje të institucioneve të tjera në këtë konspiracion.

Ka të dhëna që ka edhe një studim shkencor të Monika Kryemadhit për goditjen me sukses të konspiracionit. Më vjen keq që më kapët gafil. Veliaj mund të dalë në tv sa herë të dojë, të mbjellë pemë, por ndonjë ditë do të varet tek ato pemë.

Kjo do të pasqyrohet edhe në veprën time 21. Dhe një kopje të tyre do jua dedikoj juve të News24″.

Veritas.com.al/