Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të SPAK.

Rama u ka kthyer përgjigje të gjithë akuzave të opozitës se SPAK është ‘kapur nga regjimi’.

Kreu i qeverisë shkruan se SPAK foli vetë, ndërsa akuzat e opozitës dhe mediave i mori era.

“Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e s’kapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era!

Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete”, shkruan Rama.