Kryeministri Rama në takim me votuesit, ka zgjedhur të përdorë vetëironinë, që është një nga mjetet më të njohura për shkarkimin e fajit të njohur publikisht.
Edi Rama e piu kafen e mëngjesit në njësinë nr.5 në Tiranë, pranë Pallatit me Shigjeta. U ul pranë Pandeli Majkos dhe takimi kaloi mes batutash dhe humorit. Kur njërit prej socialistëve iu duk i tepërt etiketa “Lali” për Erjon Veliajn, atëherë Rama ia nisi të kujtojë të gjitha pseudonimet që i ka veshur Berisha në lidhje me drogën.
Rama: Është i shqetësuar se i thërrasin Lali Eri, djali është i ri thotë. Sa është martuar të krijon idenë se është… Imagjino të thoshin Lali Pandi. Lali Pandi! Hë mer Lal.
Majko: Kush do vijë sot? Lali Pandi, Lali Eri, Lali Saimiri edhe xhaxhi Edi!
Rama: Ky është Saje Qorri po! Unë jam Edvin Droga, nuk më shkon Lali Edi, Edvin Droga! Edvin Droga dhe Saje Qorri! Ç’të gjeti Pandi, ç’të gjeti!
Majko: Unë them ta mbyllim pra! Na çmendi o vlla!
Rama: Je zhytur në Narko-socializëm! Ke Noriegën ktu ej! Sadami, Noriga dhe Xhorxh Bushi!
Socialistja nga turma: O shef, harrove Bill Klintonin!
Rama: Kush është Bill Klintoni?
Socialistja tregon me gisht nga Erion Veliaj.
Rama: Eee jo! Nuk e kap dot atë nivel, se nuk ka ndonjë çështje! Që të jetë si ai duhet t’i dali ndonjë çështje!
Mes humorit, Rama parashikoi se Pandeli do t’i japë teserën e partisë djalit të Zahos dhe do t’i thotë:
“Kemi qenë mirë me gjyshin tënd, por ai u dha shumë pas drogës dhe u shkatërrua partia…!”
Veritas.com.al/