KQZ-ja i ka dhënë sot mandatin deputetit të ri socialist të Qarkut të Vlorës, Edmond Leka, i cili do të zëvendësojë Koço Kokëdhimën.
Zëvendësimi i deputetit që humbi mandatin në Gjykatën Kushtetuese, u bë me shpejtësi, me qëllim që maxhoranca ta ketë si votë të sigurt gjatë procesit të votimit të draftit të Reformës në Drejtësi, që pritet ditët në vijim
Leka e marrë mandatin me 4 vota pro dhe 3 kundër përmes debateve, pasi komisionarët e majtë kërkuan që ai të fillonte punën si deputet dhe më pas të verifikohej vërtetësia e vetdeklarimit të tij.
Komisionerët e djathë insistuan që mandati të mos jepej pa u kryer verifikimi. Megjithatë, Leka e fitoi postin e deputetit me një votë plus.
Cili është deputeti më i ri në Kuvend?
Edmond Leka është aktualisht kryetar i PS Vlorë, ndërsa mban edhe detyrën e drejtorit të Portit në Vlorë.
Ka kryer studimet e larta në universitetin e Tiranës në degën Inxhinier elektronik për industrinë. Por mban edhe dimplomën për jurist.
Në vitin 1999 krijoi kompaninë LINEA DEKOR, së bashku me ortakë të tjerë deri në vitin 2007, vit në të cilin është zgjedhur në krye të dhomës së tregtisë dhe industrisë në Vlorë.
Në vitin 2010 ka marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë Vlorë, deri në vitin 2013.
Edmond Leka është i martuar dhe ka dy fëmijë.