Kandidati për garën e kreut të PD, Eduart Selami ka treguar në “7pa5”, në Vizion Plus, arsyen e kandidaimit.

“Për të kandiduar në garë, më shtyu nevoja dhe dëshira për të dhënë një model të ri në politikën shqiptare, pavarësisht se është majtas apo djathtas. Unë e filloj nga PD, është për të ardhur keq që nuk kemi një lider bashkëkohor. Më tepë janë kopje të kohës që ne lamë pas, sesa reflektim i vendeve demokratike”, tha Selami.

I pyetur nëse Basha- më i favorizuar në këtë garë, për shkak se është aktualisht kreu i kësaj partie, Selami tha se është e kundërta. Sipas tij, Basha është personi më i dobët se të gjithë.

“ Edhe po, edhe jo. Gara sapo ka filluar. Për mua Lulzim Basha është personi më i dobët nga të gjithë. Sapo doli nga një humbje, ku vizioni i tij u rrëzua nga shqiptarët. Republika e tij e Re u shkërmoq nga shqiptarët. Në vend që të vihet një vakum, unë ofroj një alternativë tjetër më të mirë, perëndimore, brenda një force politike që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë dhe për të cilën jam krenar që të jem pjesë e saj”, tha Selami

Veritas.com.al/