(FOTO: Sebastian Kurz (djathtas) dhe Heinz-Christian Strache i Partisë së Lirisë arrijnë marrëveshje për koalicion)/
Partia Konservatore ‘Partia e Popullit’ ka rënë dakord për koalicion me të djathtën ekstreme të Austrisë ‘Partia e Lirisë’.
Marrëveshja erdhi dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat Partia e Popullit fitoi, por jo maxhorancë të mjaftueshme.
Me moshën vetëm 31 vjeç, Sebastiaan Kurz i Partisë së Popullit, provoi të bëhet më i ri i botës si kryetar qeverie.
Në qoftë se koalicioni do të ratifikohet, Austria mund të bëhet i vetmi shtet Europian me koalicion ku ndodhet një parti e ekstremit të djathtë.
Të dy partitë e kanë qeverisur vendin së bashku mes viteve 2000 dhe 2005.
Të dy liderët nuk dhanë detaje rreth programit qeveritar. Ata thanë se fillimisht do të informojnë presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen dhe përfaqësuesit e partive respektove, sot, ditë e Shtunë.
Veritas.com.al/