Këto ditë po bën një vizitë në Shqipëri Guvernatori i Epirit, Aleksandros Kahrimanis i cili është vlleh grekfolës.Kahrimanis njihet si antishqiptar i tërbuar i cili mbështet organizatat ekstremiste greke SFEVA dhe PASIVA të cilat promovojnë aneksimin e jugut të Shqipërisë. Aleksandër Kahrimanis i përket lobit vlleh grekfolës të cilët kanë pushtuar pronat e shqiptarëve të Çamërisë.
Vitet e fundit Kahrimanis ka tjetërsuar pronat e çamëve duke ua dhënë ardhacakëve nga Azia e Vogël dhe vllehëve të Pindit.
Në Nëntor 2014 Kahrimanis mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga SFEVA dhe PASIVA në Selanik me temë ‘Të Ruajmë Greqizimin e jugut të Shqipërisë dhe në veçanti në Korçë’.
Ndër të tjerash Aleksandër Kahrimani në kumtesën e tij tha: “Ju nuk do të dëgjoni nga unë të shkojmë të marrim Korçën, por duhet të mbrojmë atje helenizmin për të përballuar presionet e ushtruara mbi ta!”
Fjalimi i mbajtur nga Guvernatori Kahrimanis la përshtypje të mëdha tek drejtuesit e organizatave antishqiptare të cilat e ftuan që në të ardhmen të mbajë të tilla fjalime/ Marrë nga Lapsi.al/
08 Shk 2016