16 predha luftarake, të cilat dyshohet se janë të kohës së Luftës së Dytë Botërore, janë zbuluar  gjatë ditëve të fundit Elbasan. Predhat u zbuluan rastësisht nga kompania që po punon për rikonstruksionin e një segmenti rrugor pranë Gjykatës së re të qytetit të Elbasanit.

Drejtuesi i makinerive të rënda të kompanisë që po zbaton projektin, gjatë gërmimeve ka konstatuar ekzistencën e predhave luftarake në thellësi të bazamentit të rrugës në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, para hyrjes së godinës së një prej rrobaqepësive më të njohura të këtij qyteti.

Gjatësia e predhave luftarake sipas dëshmitarëve arrin rreth 50 cm, dhe aktualisht 9 prej tyre janë të ekspozuara në diell. Temperaturat e larta që mbizotërojnë gjatë këtyre ditëve janë rrezik potencial për shpërthimin e tyre.

Autoritetet kompetente kanë neglizhuar evadimin e predhave prej të paktën 48 orësh dhe deri tani kanë larguar vetëm 6-7 prej tyre.

Banorët theksojnë se paniku është i madh; një pakujdesi mund të shkaktojë katastrofë. Nuk ka ende një njoftim zyrtar për zbulimin e tyre dhe kohës kur mund të jenë groposur aty.

Veritas.com.al/