Nga Alessandra Briganti, Il Giornale

Në Elbasan nuk ndjen as erë as zhurmë. Është një hibrid aseptik, gjysme qytet gjysmë fshat. Dhitë kullosin në fushat e ndotura. As ato nuk bëjnë zhurmë. Vetëm me praninë e tij, Metalurgjiku bën te heshte gjithçka që është rrotull tij. Farka monumentale komuniste e metaleve të rënda nuk shpërthen më tymra toksike. Të paktën jo si një herë e një kohe.

Ilegalisht sepse akti i parë i qeverisë Rama ishte ndalimi i importimit të mbeturinave nga jashtë, për tu kthyer mbrapa në një moment te dyte. Sidoqoftë, kthesa dështoi dhe ndalimi mbeti. Inceneratori fshihet pas një muri të gjatë betoni. Përtej murit, zogj të zinj rrëshqasin mbi një hapësirë të madhe mbeturinash. Rrinë aty duke pritur që të gëlltiten dhe pështyhen përsëri në formën e energjisë. Përbindëshi djeg mbeturina, por është i ndalur. “Po punohet për mirëmbajtjen”, nxiton të na shpjegojë inxhinieri që është udhërrëfyesi ynë.

Ekziston një cep parajse në atë ferr të quajtur Elbasan. Vetëm disa kilometra larg qytetit fantazmë, toka është copëtuar në dysh nga ujërat kristalorë të Holtas. Është një nga kanionet më spektakolare në Shqipëri. Një monument i natyrës i përberë nga shpella dhe përrenj, një destinacion i preferuar çdo vit për mijëra turistë. Nuk ishte e mjaftueshme për ta rikthyer kanionin ndër zonat e mbrojtura për ta mbajtur të sigurt nga ndërthurja e interesave private dhe botes politike që po shfiguron fytyrën e Shqipërisë.

Numra marramendëse për investime të pafavorshme, duke pasur parasysh prodhimin e kufizuar të energjisë të strukturave në fjalë. Për të mos përmendur ndikimin në mjedis. Mjafton të përmendim një fakt: 34 prej hidrocentraleve që janë në funksion janë ndërtuar në 12 zona të mbrojtura. Një tjetër martirizim në një tokë tashmë thellësisht  të martirizuar.

Veritas.com.al/

Image result for elbasan, the contaminated city

Related image

Related image

 

Related image