Policia ka arrestuar në flagrancë në Maminas 34-vjeçarin Muhedin Bajraktari, banues në Kukës, i cili dyshohet se transportonte armët me automjet. Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në pranga është vënë edhe një 39-vjeçare, banuese në Prizren, e cila udhëtonte si pasagjere në automjet. Ajo akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit të automjetit në Maminas, policia gjeti tre pistoleta dhe 34 fishekë, të cilat dyshohet se ishin trafikuar nga Kosova.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit, u gjet edhe një armë e ftohtë, e llojit dorezë hekuri.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *