Ministra e Brendshme ka firmosur urdhër-dëbimin për iranianin Ehsan Bidi, pasi cilësohet si person i padëshiruar. Iraniani Ehsat Bidi fillimisht do të dëbohej në gusht 2020, por Ministria e Brendshme u tërhoq nga vendimi.
Bidi dyshohet të jetë dezertor i muxhahedinëve, i dyshuar si agjent i inteligjencës iraniane, ndërsa ka ardhur në Shqipëri si pjesë e grupit të Muxhahedinëve, të mbërritur në kampin e Manzës përgjatë vitit 2013.
Ehsan Bidi u ndalua nga patrullat shqiptare pranë kufirit të gjelbër me Greqinë.
VERITAS,COM.AL