Autoritetet greke njoftuan të dielën në mbrëmje se një trup i pajetë që i përket një gruaje të re, me origjinë afrikanë, është gjetur dje brenda një valixheje në Athinë.

Valixhja me trupin e pajetë u gjet më herët gjatë së dielës, në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës. Një shtetas i huaj, 28 vjeç, kishte konstatuar erën e rëndë që vinte prej saj dhe kishte njoftuar komisariatin e policisë së zonës.

Policia bëri të ditur se valixhja ishte lënë në vendin ku u gjet rreth orës 07:00 të mëngjesit të së dielës.

Trupi ishte në gjendje të avancuar dekompozimi. Sipas vlerësimeve të autoriteteve, gruaja kishte ndërruar jetë 5 deri në 7 ditë më parë.

Mjeku ligjor, i cili mbërriti në vendngjarje, vlerësoi se viktima ishte rreth 17-25 vjeçe, me trup të dobët dhe afërsisht 1.7 metra e gjatë. Në trupin e saj nuk u konstatuan dëmtime të dukshme.

Autopsia pritet të kryhet ditën e hënë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *