Dy çështjet kryesore më të cilat përballen Bashkimi Europian (BE) sipas votuesve në Britani, Danimarkën, France, Gjermani, Greqi, Suedi, Finlandë, Poloni dhe Lituani, janë emigracioni dhe terrorizmi.
I vetmi shtet ku një çështje tjetër preokupon, sipas YouGov poll, është Italia, ku dy çështje dalin në krye: Emigracioni dhe papunësia.
Emigracioni është shqetësimi kryesor për bllokun (BE): për 53 % të popullit në Finlandë, për 51 % të popullit në Greqi, për 49 % të popullit në Suedi, për 47 për qind të popullit në Itali, për 39 për qind të popullit në Britani.
Terrorizmi renditet nga 43 % që është në Poloni, 38 % në Francë, 35 % në Mbretërinë e Bashkuar dhe 34 % në Lituani.
Dhe kur pyeten se çfarë ndikimi ushtron “kriza në raport me fluksin e refugjatëve nga Siria dhe Iraku”, përgjigja kryesore është si brenda në BE edhe në vende të tjera, përveç Gjermanisë dhe Suedisë, se “nuk e di”.
Në Suedi dhe në Gjermani, të cilët hapën kufijtë për më shumë emigrantë se asnjë nga vendet e tjera, njerëzit duken më së shumti se fajësojnë shtetet e veçanta të BE.
Më tej, në Britani, Francë, Suedi, Greqi dhe Itali, më shumë njerëz thonë se janë më shumë ‘pesimistë’ rreth të ardhmes së bllokut BE, se sa ‘optimistë”. Në secilin shtet të veçantë, një maxhorancë e rëndësishme ( mbi 70 dhe 80 për qind) besojnë se kanë shumë pak “zë” në BE, përveç Lituanisë.
Veritas.com.al/