Policia franceze ka arrestuar dy oficerë të policisë belge, pasi u kapën duke transportuar emigratë të paligjshëm në territorin francez. Ata u morën oër rreth katër orë në pyetje me dyshimimin “ndihmë në emigracionin e paligjshëm”. Autoritetet belge kanë hedhur poshtë akuzat, me argumentin se gjithcka ka ardhur nga pakujdesia. Megjithatë , kjo ngjarje ka tensinuar marrëdheniet mes francës dhe belgjikës.
Të martën dy oficerë të policisë belge u arrestuan në kufirin francez pasi po kthenin aty një grup emigratësh të paligjshëm ta kapur në tokën blege. Ata janë mbajtur për rreth katër orë në policinë kufitare franceze dhe janë marrë në pyetje për të shpjeguar veprimet e tyre. Gjithcka nisi në momentin kur një shofer kamioni që po udhetonte nga franca drejt belgjikës kishte dëgjuar zhurma nga brenda automjetit të tij. Ai njoftoi policinë, e cila gjeti 13 emigrantë sirianë dhe irakinë në kamion, të ciliët kishin hipur fshehurazi në automjet me shpresën për të kaluar të ashtuquajturin eurotunel për të mbërritur në britaninë e madhe, por sic duket kishin hipur ne kamionin e gabuar. Që kur blegjika ka përforcuar kontollet kufitare me francën shkurtin e kaluar, policia ka kthyer rregullisht të gjithë emigratët e paligjshëm në kufi, të cilët sipas saj nuk janë të detyruar të hyjnë në francë. Policia belge arguemtnoi se oficerët nuk e kishin vënë re që kishin hyrë në tokën franceze, duke kaluar kufirin me më shumë se 50 metër. Edhe ndaj oficerëve nuk u mor asnjë masë, ngjarja ka zemëruar shumë frncën, e cila mendon se belgjia i orienton emigrantët e paligjshëm drejt saj. Kriza e emigrantëve e ka vënë francën në pozicion të vështirë edhe me britaninë e madhe dhe italinë. Kampi i klandestinëve në qytetin Calais, i njohur edhe me emrin xhungla shpesh ka cuan në tensione dy vendet, pasi të gjithë të strehuarit aty kanë destinacion britaninë. Nga ana tjetër parisi ka tensionuar marrëdheniet diiplomatike edhe me romën, pasi në juglindje, shumë emigrantë që mbërrijnë në brigjet e jugut të italisë tentojnë të kalojnë kufirin për të hyrën në tokën franceze.