Një emigrant nga Somalia shtetësi  holandeze që jeton në  Mbretërinë e Bashkuar, është dëgjuat në Gjykatë duke dëshmuar se kishin diskutuar për vrasjen e Mbretëreshës me miqtë xhihadistë dhe mbështetës të të Shtetit Islamik.

Aweys Shikhey gjithashtu që dyshohte se ishin fanatikë në dëshirën e tyre për të vrarë njerëz hebrenj në Londër, për të sulmuar klubin e futbollit Tottenham Hotspur së bashku me Kenianin Somalian Abdirahman Idrissa Hassan.  Bisedimet mes tyre janë regjistruar në 31 maj, 2016.

“Është shumë mirë që t’i qëllojmë direkt”, dyshohet se ka thënë Shikhey në disa mesazhe të nxehta, sipas raporteve nga Gjykata.

“Zoti mund të na dhurojë zotësinë që të vrasim ish- kryeministrin David Cameron dhe gruan e moshuar [Mbretëreshën] Elizabeth,”. Kështu është përgjigjur me mesazhe zoti Hassan.

Terroristi i dyshuar, me bazë në Londër, ka grua somaleze dhe dy fëmijë që jetojnë në Holandë. Ai akuzohet për komplot që t’i bashkohet luftëtarëve xhihadistë në Siri. Policia e ndaloi në aeroportin  Stansted para se të merrte avionin drejt Turqisë më 23 Maj, 2017.

Veritas.com.al/