Një 47 vjeçar nga Senegali u arrestua në Itali pasi i vuri zjarrin një autobusi të fëmijëve të shkollës, duke pretenduar se po kërkonte hakmarrje për emigrantët që kishin vdekur në det.
Nje total prej 51 fëmijësh ishin në bordin e autobusit, kur emigranti senegalez, i cili kishte vozitur më parë automjetin, filloi të spërkaste lëng në ulëset e autobusit dhe pastaj i vuri zjarrin, shkruan Il Giornale.
Ministri italian i Brendshëm zbuloi identitetin e shoferit, një shtetas italian me origjinë senegalase, qe më parë kishte qenë në kontakt me policinë mbi ngjarjen ne gjendje te dehur dhe sulme seksuale. Hetuesit italianë po shqyrtojnë nëse ka pasur një motiv terrorist.
Një nga fëmijët në bordin e autobusit ishte në gjendje të telefononte policinë italiane, ndërsa burri po spërkaste lëngun dhe oficerët reaguan shpejt, duke e detyruar autobusin te dale jashtë rrugës duke e goditur atë me automjetet e tyre.
Të gjithë pasagjerët pastaj arritën të zbrisnin nga autobusi ndërsa oficerët karabinierë më pas arrestuan 47-vjeçarin dhe e vunë në paraburgim. Një nxënës u mor menjëherë në spital për shkak të lëndimeve ndërsa 14 të tjerë u transportuan më vonë për kontrolle të shëndetit te tyre.
Personi, i identifikuar më vonë si Ousseynou Sy, u dërgua gjithashtu në një spital lokal pas arrestimit të tij, ku u tha oficerëve: “Doja të hakmerresha per vdekjet në det. Unë do të kryej një masakër në Linate. ”
Një nxënës i tha policisë: “Ai na ka prangosur dhe kërcënuar. Ai tha se nëse do të lëviznim,do të derdhte benzinë dhe do ti verë zjarrin. Ai vazhdonte të thoshte se njerëzit në Afrikë vdesin dhe faji është i Di Maios dhe Salvinit. Pastaj karabinierët [policet] na shpëtuan. ”
Ministri i Brendshëm Populist, Matteo Salvini reagoi ndaj incidentit duke thënë: “Një senegalez me shtetësi italiane në timonin e një autobusi shkollor, me [akuza paraprake] për ngjarje në gjendje te dehur dhe sulme seksuale, rrëmbeu automjetin dhe më në fund i vuri zjarrin . ”
“Unë dua të them qartazi: përse një person me [këto akuza paraprake] drejton një mjet për të transportuar fëmijët?”, shtoi ai.
Prokurori i Milanos Alberto Nobili gjithashtu komentoi duke thënë se ishte “e konceptueshme” se akti mund të hetohej si një akt terrorist ne tentative .
Qekur Salvini i mbylli kufijtë për OJQ-të e transportit pro-emigrant vitin e kaluar, numri i emigrantëve që vijnë në Itali është zvogëluar ndjeshëm.
Numri i te mbyturve në detin Mesdhe gjithashtu ka rënë në masë të madhe për shkak të politikës së Salvinit, sipas raporteve nga janari i këtij viti.
VERITAS.COM.AL/