Për të përjavshmen Le Point, është libri që po bën “të dridhet Elyse”.

Te mërkuren qe vjen, do te dale në Francë biografia e e paautorizuar  e “Mimi” e biografit Michèle Marchand, shefe e agjencisë më të rëndësishme te paparaceve franceze “Bestimage”, tregtarja më e frikshme e thashethemeve nga sallonet e Gjithe-Parisit, por mbi të gjitha e asaj qe mbron jeten private te çiftit Macron që nga koha e fushatës presidenciale, e asaj që kujdeset për imazhin mediatik të Brigittes dhe çdo të enjte, është mirëpritur në Elysée me tapet te kuq nga kabineti i Dames se pare.

Dje Le Point ka botuar ekskluzivisht ekstrakte të tera të veprës së shkruar nga Jean-Michel Décugis, Marc Leplongeon dhe Pauline Guéna, dhe për presidentin francez, tashmë duke u përpjekur per një riorganizim të komplikuar pas arratisjes së ministrave dhe një macronie që nuk ka më sharmin e ditëve të para, është shperblimi i kushedisate i këtijj kthimi te makthit.

GJYSHJA
Nga faqet e Mimi, të publikuara nga Grasset, duket se mbretëresha e thashethemeve, pas aspektit të një gjysheje me një zemër të madhe, është në fakt një nga personazhet me sulfide të pushtetit macronist.

“Në ndryshim, Alexandre Benalla qe është një sherbetor,” shkruan Le Point. Vajze e dy parukiereve me origjinë nga Vincennes,komune e vendosur në portat e Parisit,71vjecarja qe ka keshilluar çiftin presidencial gjatë momenteve më delikate nga pikëpamja mediatike,nga menaxhimi i thashethemeve në lidhje me homoseksualitetin e supozuar të kreut të shtetit, organizimit te intervistes se Benalla në Le Monde, ka një te kaluar shumë pak republikane. Para se të bëhej një senduk i të gjitha sekreteve te Parisit dhe furnizuese kryesore e thashethemeve për revistat Voici dhe Closer, Mimi ka jetuar një mijë jetë te dyshimta: ka menaxhuar një garazh që i ka garantuar një shumë të hollash “dhe ka shkruar për një revistë te te apasionuarve te armëve,eshte martuar me një hajdut dhe ka mësuar për të anashkaluar sigurinë e sistemit të rezervimeve te Air France, ka qenë në burg dy herë,herën e pare për trafikim kanabisi,pastaj për parregullsi në llogaritë, por ka bërë një emer dhe një liste kontaktesh mondane per tu pasur zili kur në vitet ’80 menaxhonte në Paris disa klube nate për lesbiket dhe punonte si informatore e policisë.

“Imagjinoni qe një kundërshtar i Macron është goditur nga një tentative për tu intimiduar. Bestimage mund të duket si krahu i armatosur i operacionit. Nuk mund të keni një person në Elysee qe si profesion bën zbulime rreth jetës private “, ka deklaruar ne liber ish-presidenti i Republikës François Hollande, duke thënë megjithate se i kupton arsyet që çuan çiftin Macron të afroheshin me Mimi-n “Është një përpjekje për ta çarmatosur.” Hollande, ndër të tjera, është i bindur se ishte Mimi arkitektja e skupit te Closer mbi dashurine klandestine me aktoren Julie Gayet.

 SHTYPUR JASHTE SHTETIT

Dhe madje edhe Macron, tani, nuk janë aspak të qetë, pasi ne liber detajohet edhe raporti “shumë i ngushtë” ndermjet Papeshes se thashetheme dhe Benalla-s.

Pas “rrahesit” të 1 majit dhe Makao-s, ish-truproja kapur në një video bashke me atë që priti terroristët e 13 nëntorit, Jawad Bendaoud,zbulimet rreth Mimi-s i japin te drejte atyre që akuzojnë Macron që eshtë rrethuar nga tipa te pafrekuentueshem. “Shpresoj se keni një parashutë të mirë”, ju eshte thene autorëve nga rrethi i presidentit të Bestimage, “ndryshe jeni te mbaruar”. Libri, i printuar jashtë vendit, do të mbërrijë në Francë në kamionë të mbyllur në fillim të javës së ardhshme.

 Veritas.com.al/