(FOTO: Henry Winkler fiton Emmy për aktorin joprotagonist me të mire në një seri komike për Barry. (Foto: Reuters / Mario Anzuoni)/
Këto cilësi gjithashtu ishin prezente në momentin tjetër emocional gjatë shfaqjes. Jo, nuk po flas për propozimin e martesës të bërë nga ai djalë i cili fitoi një Emmy për drejtimin e Oscarëve. Unë jam duke folur për “Reparation Emmys”te Michael Che-se, një filmim në të cilën Che ka kërkuar artistë veterane afro-amerikanë që kurrë nuk fituan një Emmy, por e meritonin ate. Të shihje Marla Gibbs (The Jeffersons), Jimmy Walker (Good Times) dhe Jaleel White (Family Matters), ndërmjet të tjereve duke i dorëzuar Emmys Che-se nga një fytyrë pokeri ishte edhe shumë qesharake dhe shumë prekëse.
Pika kur Che po bënte si komedi qe gjithashtu e vërtetë: Këta artistë të nënvlerësuar me të vërtetë e meritonin njohjen në nivel Emmy kur ata ishin në kulm të popullaritetit të tyre. Dhe ata kurrë nuk e patën shansin për të fituar në epokën e tyre, sepse – mirë, ju e dini pse, dhe mirë për Che-ne për ta treguar këtë në mënyrë kaq të qartë. E adhuroj Bryan Cranston dhe Breaking Bad, por Che kishte të drejtë kur ai e bëri Cranston prapanicën e një batute: Anëtarët e zinj te kastit The Wire absolutisht ishin grabitur nga Emmys kur ishte në transmetim.
Sa për pjesën tjetër të shfaqjes se Emmy Awards – ajo ishte kryesisht një mërzitje vetë-urimi. Natyrisht, të gjitha shfaqjet e çmimeve janë vetë-përgëzuese, por kjo, duke arritur në kulmin e diskutimit kulturor rreth diversitetit dhe përfshirjes, ishte pothuajse kënaqësi mbytëse. Kam humbur llogarinë e numrave gjatë kohës kur është prononcuar fjala “diversitet”, duke filluar me numrin e hapjes muzikore të udhëhequr nga Kate McKinnon dhe Kenan Thompson. Turma e sektorit në publik ishte e lumtur të vazhdonte te duartrokiste veten – në një moment, presidenti i Akademisë Televizive u soll për ti kërkuar në mënyrë specifike publikut te duartrokiste vetveten.
Te kuptohemi, nuk po them se diversiteti nuk është i rëndësishëm, por mos flisni për këtë: Bëni diçka për të. Për fat të mirë, disa nga fituesit më të mëdhenj të natës përfaqësuan pjese nga lloji i diversitetit që është thelbësor. Komplimente për Amy Sherman-Palladino, krijuese e The Marvelous Znj. Maisel,që fitoi dy Emmy (për skenarin e saj dhe regjine) dhe që fitoi cmimin per Aktoren më të mirë të Komedisë (Rachel Brosnahan) dhe Aktoren me te mire jo protagonistë (Alex Borstein). Pas gjithë këtyre viteve ne të cilat Emmy i është injoruar për punën e saj të madhe në Gilmore Girls, Sherman-Palladino është një grua e shpërblyer drejtësisht. (Ajo gjithashtu bëri rrjetin e saj – Amazon Prime – shërbimi i parë i transmetimit për të fituar çmimin Komedia me e mire.) Nga ana tjetër, nata ishte një fatkeqësi tronditëse për Atlanta të Donald Glover – kjo shfaqje e mrekullueshme u përjashtua nga çdo fitore e madhe.
Supozoj se vitin e ardhshëm, Emmys nuk do të organizohen nga Che dhe Colin Jost – prezantuesit e “Weekend Update” SNL me të vërtetë kane bombarduar monologun e hapjes. Por do të ishte bukur nëse Akademia e Televizionit do të hidhte një tjetër vështrim në segmentin e “Reparation Emmys” te Che-se dhe të vendose vitin e ardhshëm për t’i dhënë një retrospektivë reale Emmy disa interpretuesve veteranë të cilat u janë mohuar atyre në të kaluarën tonë më pak të ndritur.
Veritas.com.al/