Ëndrrat ambicioze kanë nisur të bëhen realitet teksa Pastrimi i Oqeanit ka thithur 20 ,milionë dollarë për sistemin dhe largimin e 1.8 trilionë pjesëve plastike që lundrojnë gjatë oqeanit, dhe që do të kthehen në riciklim, raporton revista Forbes
Sistemi i pastrimit të këtij buumi copash që notojnë ka nisur të shtunën nga Gjiri i San Franciskos dhe do të zgjasë disa javë prova para se të kthehet në aksion. Sistemi është projektuar nga organizata jo- fitimprurëse ‘Pastrimi i Oqeanit’, e cila është krijuar në vitin 2013 nga një shpikës 18 vjeçar holandez, Boyan Slat.
Misioni i tyre është të zhvillojnë “teknologjitë e avancuara për të shpëtuar oqeanet e botës nga lëndët plastike”.
Sistemi vlerësohet se do të pastrojë gjysmën e Oqeanit Pacifik brenda pesë ditësh.
Pjesa e Mbetjeve e Oqeanit Pacifik është një vorbull mbetjesh e krijuar nga vërtitja e ujit të oqeanit në Pacifikun Verior qendror. Vorbulla e mbetjeve është zbuluar në mes të viteve ’80 dhe shtrihet në gjysmën e rrugës nga Hawaii dhe California.
Veritas.com.al/