( FOTO: Flota e Dytë do të vendoset ne bazën e saj në  Norfolk, Virginia)/

Marina e Shteteve të Bashkuara ka thënë se do të ringjallë Flotën e  Dytë të saj, teksa Rusia bëhet më e sigurt.

Shefi i Operacionit ë Lundrimeve, Admirali John Richardson tha se flota, e e shpërbërë në vitin 2011, mund të mbikëqyrë forcat në Brigjet Lindore të shteteve të Bashkuara dhe në Atlantikun Verior.

Ai tha se Strategjia e Mbrojtjes Kombëtare, e publikuar në fillim të këtij viti, e bëri të qartë se epoka e konkurrencës së fuqive të mësha, është kthyer.

Strategjia kërkon që të llogariten prioritetet mbi Rusi dhe Kinë.

Flota, e cila ishte shpërbërë me qëllim ruajtjen e bregut dhe për arsye strukturore, do të vendoset në bazën e saj të fundit në Norfolk, Virginia.

” Strategjia jonë e Mbrojtjes Kombëtare e bën të qartë se ne po kthehemi në epokën e konkurrencës mes fuqive teksa sigurimi i ambientit vazhdon të ngrejë disa sfida”, th a Adm Richardson gjatë deklaratës në bordin e anijes ‘USS George H W Bush’ në Norfolk.

“Këto janë arsyet pse ne po ngremë Flotën e Dytë për t’u drejtuar këtyre ndryshimeve, sidomos në Atlantikun Verior”.

Veritas.com.al/