Të gjitha gjasat janë se në fund të epokës së Patisë Demokratike të krijuar në vitin 1990, po lind Partia e re opozitare në vend të Partisë Demokratike. Ajo do të quhet ‘ Bindja Demokratike’. Deri më sot ishte njoftuar se në krye të saj do të jetë Rudia Hajdari, deputete; por sot u mor vesh se ajo tërhiqet për të shërbyer në Grupin Parlamentar.
Megjithatë është njoftuar se nesër në mëngjes Bindja Demokratike do të regjistrohet si pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kjo bëhet akoma më bindëse pasi Partia Demokratike dhe aleatët e saj që dolën nga Kuvendi dhe që kanë hyrë në rrugën e ‘ terrorizmit politik’ duke shkaktuar trazira në vend, janë tërbuar pas lajmit se krijohet ‘Bindja Demokratike’
Sonte është zhvilluar mbledhja e parë me anëtarët themelues të Partisë Bidja Demokratike.
Në një prononcim të shkurtër për mediet e pranishme, në ambientet ku u mblodhën themelues të partisë më të re në politikën shqiptare, Bindja Demokratike, Astrit Patozi, i përfolur për të marrë drejtimin e partisë pas tërheqjes së Rudina Hajdarit, nuk dha asnjë detaj.
“Më vjen keq që nuk iua shuaj dot kërshërinë sot. Nuk kemi as ndonjë gjë për të fshehur, por as për të ndarë me ju në këto momente. Ju falënderoj për interesin e jashtëzakonshëm që keni treguar për këtë takim, por gjithçka do ta merrni vesh nesër”, tha Patozi.
Veritas.com.al/