Një pemë ka rënë në rrugën krah Pallatit të Kongreseve në Tiranë dhe ka bllokuar qarkullimin. Të tjera objekte ndodhen nën pushtetin e erës.

Madje, si pasojë e erës së fortë është rrëzuar edhe pema e Krishtlindjes në qendër të Tiranës.

Në rrugë kudo ka shumë pak makina në qarkullim; qytetarët janë mbyllur në shtëpi nga era e fortë dhe  rreziqet që mund të sjellë.

Era e fuqishme ka çmontuar edhe semaforin në rrugen Komuna e Parisit (Video)

Moti i pazakontë po krijoj vështirësi dhe surpriza kudo.

Përveç problemeve të shkaktuara në zonat bregdetare dhe kryesisht në portet e vendit, ku në Durrës janë pezulluar udhëtimet në drejtim të Barit, era e fortë ka pushtuar Tiranës dhe zona të tjera të vendit.

Veritas.com.al

https://www.facebook.com/droni.newsroom/videos/2444021465913671/?t=8