Pasnesër, më 21 Dhjetor, e zgjedhur për në ditëlindjen e Stalinit- diktator i Bashkimit Sovjetik, mbyllet edhe Tribunali i Hagës, një gjykatë ndërkombëtare për Krimet në Jugosllavi.

Me këtë rast është zhvilluar edhe një Simpozium me titull: ‘Të ecim përpara duke shikuar pas’.

Ceremonia e mbylljes së Tribunalit Ndërkombëtar për ish- Jugosllavinë, i njohur si Tribunali i Hagës, do të mbahet të enjten më 21 dhjetor, ndërsa do të mbyllet zyrtarisht 10 ditë më vonë dhe do të pushojë së ekzistuari.

Tribunali u formua nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 25 maj 1993, për të ndjekur penalisht autorët e krimeve të luftës në territorin e ish-Jugosllavisë.

Ceremonia e mbylljes do të zhvillohet në selinë e famshme të Ridderzaal,e vendosur në kufi me Parlamentin e Holandës në Hagë. Hirësia e tij, Mbreti  King Ëillem-Alexander i Holandës dhe sekretari i përgjithshëm i OKB, António Guterres kanë konfirmuar pjesëmarrjen si personalitetet më të lartë pjesëmarrës në ceremoni.

Tribunali i Hagës mbyllet pas 24 vjet veprimtari.

Veritas.com.al/