-Vizita e Presidentit Erdogan në Kembrixh u shoqërua si nga tubimet e mbështetësve të tij si edhe nga manifestime kundër tij-

Nga: Gerry Freda 

Në Mbretërinë e Bashkuar sapo ka ndodhur përurimi i xhamisë së Kembrixhit, në prani të presidentit turk Erdogan.

Ndërtesa në fjalë, e quajtur Xhamia Qendrore, është përkufizuar nga BBC si “xhamia e parë ekologjike në Evropë”, pasi është e pajisur me sisteme ngrohjeje me emetime të ulëta të CO2 dhe kolektorë për ujërat e shiut. Struktura mund të strehojë deri në një mijë besimtarë dhe ndodhet në eleganten Mill Road, në një nga zonat më të populluara dhe multi-etnikë të qytetit universitar.

Prania e Erdoganit, i cili mbërriti këtë javë në Mbretërinë e Bashkuar për samitin e NATO-s, në ceremoninë e inagurimit të xhamisë do të justifikohej, shpjegon transmetuesi televiziv, nga fakti që pikërisht qeveria e Ankarasë ishte një nga financuesit e vendit të kultit, së bashku me subjekte private turke dhe fondi sovran i Katarit. Financues të tillë, thotë rrjeti britanik, kishin mbledhur së bashku mbi njëzet milion euro për të ndërtuar xhaminë ekologjike.

Mbrapa ardhjes së liderit të AKP-së në Kembrixh, megjithatë, ekziston gjithashtu, sipas BBC-së, edhe një arsye tjetër: ishte i ftuar personalisht në përurimin e strukturës nga këngëtari anglez Cat Stevens, i cili u konvertua në Islam në 1977 dhe promovues i madh i ndërtesës fetare në fjalë.

Vizita e Erdoganit në qytetin universitar u shoqërua si nga manifestime në mbështetje të kreut të shtetit mysliman si edhe nga tubime të kundërshtuesve të tij, me një vendosje te shpjegueshme masive të forcave nga ana e policisë. Në fund, hapja per publikun e xhamisë ekologjike u zhvillua pa probleme për rendin publik, me rreth dyzet mbështetës të presidentit turk te mbledhur për të marrë lëvdata nga ky i fundit dhe me një korte, të një qëndrueshmërie të ngjashme numerike, të formuar në qendër te qytetit për të protestuar kundër liderit të Ankarasë.

Ndërmjet pjesëmarrësve në tubimin pro-Erdogan,referon transmetuesi, kishte nga ata që e tregonin eksponentin e AKP-së si “kreun më të madh të shtetit në botë“, ndërsa parullat e brohoritura nga kontestuesit e presidentit e akuzonin ketë te fundit se ishte “një terrorist” dhe e akuzonin për “krime lufte” të kryera kundër kurdëve.

VERITAS.COM.AL/