
Era e fortë dhe dallgët deri në 7-8 ballë në det të hapur dhe 5-6 ballë brenda gjirit ka bërë që kapiteneria të bllokojë daljen në det t tragetit Vlorë-Brindisi, anijet e vogla të peshkimit dhe peshkarexhet e mëdha.
Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike do të jetë rreth datës 04.12.2020 mbas orës 18:00. Kështu, është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimi.