Nga Galeria e famshme e Artit në New York, “Marian Goodman Gallery”, është shpërndarë një video- lajm mbi konferencën e Shtypit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama , me rastin e ekspozitës së pikturave të tij personale. Edi Rama, autor i pikturave por edhe kryeministër io një vendi të vogël si Shqipëria, ka hapur diskutimin me gazetarë e të pranishëm të tjerë rreth “artit të tij”.
Por një nga të pranishmet, Eriola Pirra, fillimisht i tha se ai “po përdorte artin” për të bërë propagandë. Pastaj pyetjet e saj, Eriola nuk ia drejtoi më autorit të ekspozitës, Rama, por të pranishmëve në sallë:
Pyeti:
- Sa prej jush i njihni, në të vërtetë politikat e Ramës si kryeministër?
- Po sjelljen e tij institucionale?
- Po mënyrën autokratike të kontrollit të medias?
- Po nivelin e lartë të korrupsionit?
- Po përzierjen me mafien e ndërtimit dhe me drogën?
Eriola nuk mori përgjigje për pyetjet e saj, pori plotësoi vetë me një diskutim të shkurtër:
“Siç doli qartë gjatë diskutimit sot pasdite, arti i Ramës është i ndërthurur ngushtë me politikën. Por kjo ka lidhje në radhë të parë me statusin e tij si politikan dhe jo me politikat e tij. Në fakt, siç e provon vetë arti që pamë, është statusi i tij si politikan që provon dorën me art që na ka mbledhur këtu.
Politika në përgjithësi dhe veçanërisht politikat e tij mungojnë krejt, janë të padukshme, ose të shpëlara me art. Dhe meqë Rama tani së fundi po njihet edhe për mënyrën si i shpërfill kritikët e vet dhe ata që nuk pajtohen me të, pavarësisht nëse nga opozita apo nga shoqëria civile, unë po ia drejtoj pyetjen – në mënyrë njëfarësoj retorike – publikut: Sa prej jush dinë diçka për politikën e Ramës, përtej propagandës së ‘bojatisjes së qytetit’?
Dhe më lini t’u ndihmoj me këtë. Sepse ka pasur:
– Shkatërrim sistematik të institucioneve publike, të tilla si të arsimit të lartë, që ka çuar në burgosjen dhe përndjekjen e protestuesve studentë
– korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë dhe përzierje sistematike me mafian e ndërtimit dhe të drogës
– kontroll autokratik ndaj mediave mainstream, që është pasuar nga censurimi i mediave alternative dhe sociale
– përdorimi i artit si vegël propagandistike për t’i estetizuar të gjitha këto probleme e ka vënë artin në pozicionin më të vështirë, madje edhe po të përfshijmë në krahasim 8 vjetët e një qeverie të djathtë.”
“Dhe pyetja ime shtesë për Ramën ishte: “Si mendoni se duhet të protestojnë artistët ndaj politikave tuaja?” – shkruan Eriola Pirra.
Kryeministri tha se “nuk e kuptonte atë” dhe iu vuri përpara një vendim të BE që ka dhënë rekomandimin për Shqipërinë kohët e fundit.
“Mendoj se problemi është shumë i thjeshtë, “ju nuk e keni kuptuar”- shtoi kryeministri Edi Rama në Neë York.
Pas konferencës, Eriola Pirra tha se nga pyetjet e saj dhe përgjigjet e Ramës doli qartë se askush nga organizatorët e ekspozitës apo të pranishmit nuk e kishte idenë për politikat e Ramës në Shqipëri.
“Në takimin që kryeministri shqiptar/piktori Edi Rama nga Tirana mbajti sonte në NY, pata mundësi t’i drejtoj atij një pyetje. Edhe pse nuk prisja shumë, përgjigjja e tij autokratike ishte se “unë thjesht nuk po e kuptoja (you don’t get it)” teksa të gjithë ata që ishin në sallë, përfaqësues të botës së artit në NY, e pranuan në heshtje se nuk e kanë idenë për politikat e Ramës në Shqipëri. Këto po i referoj këtu, në mënyrë që askush të mos e keqkuptojë ose keq-riprodhojë pyetjen time si dhe që askush të mos e përdorë për baltosje politike” –shprehet Eriola Pirra.
/Veritas.com.al/