Ka nisur me akuza të forta Komisioni Hetimor për Inceneratorët mëngjesin e 22 shkurtit, ku për të dhënë dëshminë është paraqitur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryetarja e këtij komisioni që vjen nga radhët e Partisë e Demokratike, Jorida Tabaku, i ka drejtuar pyetjet Veliajt.

Ai u pyet nga Tabaku nëse i njeh tre personat që janë në kërkim për këtë aferë, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugalljan.

Veliaj iu përgjigj se i njeh vetëm nga portalet dhe nga fotot me zyrtarin e Partisë Ddemokratike, Gert Bogdani në Zimbabve.

Sa i përket kësaj të fundit Tabaku iu drejtua duke i thënë se dëshmia e rremë përbën vepër penale.

Në replika të vazhdueshme me njëri-tjetrin Tabaku e cilësoi Veliajn si gënjeshtarin më të madh.

Nga ana tjetër Veliaj iu drejtua asaj duke i vënë në dukje se e ka mundur në gjykatë dhe është dënuar për shpifje.

Kryetarja e Komisionit ka kërkuar nga Veliaj që ti paraqesë vendimin e Këshillit Bashkiak për miratimin e projektit të Inceneratorëve.

Ky miratim sipas saj është dhënë nga Kryebashkiaku pa vendim të Këshillit Bashkiak – e cila ka kompetencën për miratime të tilla – duke shkelur ligjin për vetëqeverisjen vendore.

Ai ka shtuar se prona nuk është e Bashkisë Tiranë por e qeverisë pasi është pronë shtet.

“Nëse do kishit vajtur në punë në Bashkinë e Tiranës, do e kuptonit që prona është shtet. Për sa kohë nuk është pronë bashkiake, nuk mund të pyetet Këshilli bashkiak”, duke i kujtuar asaj faktin se ka qenë nënkryetare në kohën kur kryetar ishte Lulzim Basha.

Pikërisht kjo ka sjellë debat të gjatë mes tyre, ku shpesh herë Tabaku i fikte mikrofonin Veliajt me arsyetimin se nuk po i përgjigjej pyetjeve të saj.

“Këshilli Bashkiak 28/09 ka një pikë “g”. Në pikën “g” të relacionit, pika 7 është për të gjithë përshkrimin e Landfillit. Në pikën “g”, Këshilli Bashkiak Tiranë ngarkon kryetarin e Bashkisë të firmos sipas kontratës së koncesionit. Pra është autorizim nga Këshilli Bashkiak”, shtoi Veliaj në fjalën e tij sa i përket miratimit nga ana e tij.

Ndër të tjera ai i bëri me dije se pëlqimin për ndërtimin e këtij inceneratorit e ka dhënë dhe kryetari i Bashkisë Kavajë, Isa Sakja, i cili vinte nga radhët e PD-së.

“Bashkia Kavajë ne përputhje me kontratën e Koncesionit datë 31.08.2017, mes koncensionarit ‘Integrated Energy BV SPV’ dhe Ministrisë së Mjedisit ‘Për ndërtim Landfilli Inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike’ në mënyrë të parevokueshme dhe pa kushte pranojmë dhe deklarojmë së bashkia Kavajë është vënë në dijeni dhe ka pranuar, ka kuptuar të gjitha të drejtat dhe detyrimet që dalin nga kontrata dhe anekset e saj për bashkinë dhe sa me sipër”, tha Veliaj.

Whatsapp Image 2022 02 22 At 11.27.17

Duke ironizuar proesten e 8 janarit ne zyrat e PD, Veliaj iu drejtua Tabakut duke i kujtuar se i është dashur Bashkisë të pastrojë mbeturinat që kanë lënë ata.

Nga ana tjetër Tabaku ka insistuar se ai ka shkelur ligjin duke miratuar 45 milionë euro për dherat me koncesion.

Sipas Veliajt Bashkia e Tiranës ka marrëdhënie mes privatit duke i taksuar me 7% dhe akuzoi Tabakun se në këtë çështje është në konlfikt interesi.

Disa herë gjatë dëshmisë të tij ai ka theksuar se Tirana është shumë më e pastër seç ka qenë.

Përveç Veliajt gjatë kësaj dite pritet të dëshmojnë edhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaci, ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Ballko.

Ndërsa seanca e djeshme është mbyllur në orët e vona të darkës mes debatesh dhe përplasjesh nga ana e anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës. Dëshmitarë ishin kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi dhe zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj./ AP/