Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj konfirmoi se do të kandidojë sërish për një mandat të tretë si administrator i kryeqytetit.
Më herët, Veliaj deklaroi për mediat shqiptare se “dëshiron të vazhdojë progresin në Tiranë, për t’i shkuar deri në fund projektit”.
I pyetur nga gazetarët për “mundësinë e një kandidature tjetër”, Veliaj u përgjigj se ky vit ishte special dhe se dëshiron ta vazhdojë këtë traditë.
“Ne duam të vazhdojmë progresin në Tiranë. Ky vit është special, Tirana është kryeqyteti evropian i rinisë dhe do doja që, përveç këtij viti special, ne të ishim kryeqyteti evropian i diçkaje çdo vit, kështu që duam ta vazhdojmë deri në fund këtë projekt”, ravijëzonte ai.
Në këtë mënyrë, Veliaj nuk përjashtonte mundësinë e kandidaturës për të qenë emri i PS-së në zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2023.
Logjika brenda Partisë Socialiste ka provuar se nga kryebashkiak i Tiranës vendoset një bazë e fortë për kryeministër të Shqipërisë.
Për analistët, zvetënimi i figurës së Saimir Tahirit brenda PS-së, ka vështirësuar hierarkitë e garës.
Koha për një grua në krye të bashkisë – Belinda Balluku?!
Koha për një njeri të besuar si Arben Ahmetaj, që udhëhoqi rindërtimin në rang kombëtar?!
Apo Rama do të dëshirojë një mandat të katërt që ndërlikohet prej konsumit politik.
Kjo është dilema që ngrin buzët e socialistëve. Kush do të jetë e ardhmja e Kryeministrit të Tiranës?