I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe zevendes ndihmes i Serketarit te Shtetit te SHBA, Gabriel Escobar, do të vizitojë sot Tiranën zyrtare, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama si dhe kryetarin e opozitës Lulzim Bashën.
Takimi mes Lulzim Bashës dhe zyrtarit të lartë amerikan do të zhvillohet rreth orës 11:30 dhe më pas Escobar do të takohet me Ministren e Jashtme Olta Xhaçka rreth orës 14:30-15:00. Ndërsa takimi me kryeministrin Edi Rama do të zhvillohet rreth orës 17:00, teksa nuk pritet që të ketë një konferencë për shtyp.