Zef Preçi/

Raportimet e masmedias serioze te javeve te fundit konfirmojne zerat mbi perpjekjet qe integrimin Europian ta paguajme me shnderrimin e vendit tone ne nje kamp azilantesh te refuzuar nga vendet e BE-se… Nuk eshte cudi qe edhe lidershipi politik shqiptar te jetei informuar mbi kete plan ogurzi dhe ndoshta edhe te jete dakordesuar er realizimin e tij. Pak a shume si me armet kimike kater vjet me pare… Kjo nuk duhet lejuar qe te ndodhe, pra qe Shqiperia te shnderrohet ne nje zone karantine per ekstrakomunitaret e refuzuar e pa atdhe per cfaredo aresyeje si lufta, trafikimi i qenieve njerezore, anti-terrorizmi, etj.

Eshte koha qe intelektualet, sipermarresit, politikanet dhe administratoret te reagojne kunder ketij plani, te ndergjegjesojne lidershipin e dehur nga pushteti, te mbeshtetin zt. Rama per nje “Jo” te prere cfaredo aludimi apo tentative te tille. Po kaq, ne mos me e rendesishme eshte rritja e kontrollit policor dhe nese eshte e nevojshme edhe duke mobilizuar ushtrine, si dhe te forcohet bashkepunimi me agjencite ligjezbatuese Europiane ne sigurimin e kufinjve tane shteterore dhe ne parandalimin dhe ndeshkimin e trafikimit te paligjshem te qenieve njerezore. Te jemi te qarte: e drejta e azilit duhet respektuar edhe ne vendin tone per ata individe qe vijne ne menyre te ligjshme nga vende te treta dhe per te cilat ka procedura ligjore te njohura. Fjala eshte per emigrantet e paligjshem qe penetrojne ne territorin shqiptar ne brezin e gjelber dhe nepermjet rrjeteve kriminale vendase dhe nga vendet fqinje. Kjo sepse rreziku rritet me shtimin e tyre dhe se cdo vend fqinj refuzon ripranimin e tyre nese nuk provohet se emigrantet ne fjale nuk kane hyre ne territorin shqiptar nga vendi perkates fqinj. Dmth edhe refuzimi i lejes se qendrimit te tyre ne territorin shqiptar eshte i pamundur dhe keshtu ata jane kontigjente perfitimesh per trafikantet e klandestineve dhe te droges, ndersa vendit tone i shtohet edhe rreziku i terrorizmit, perplasjeve sociale, rritja e pasigurise se prones e jetes, etj. Ne kendveshtrimin ekonomik kjo do te ishte vetevrasese sidomos per pranine e investimeve te huaja direkte (FDI), por edhe per klimen e pergjithshme te biznesit ne vend.

Eshte koha te kuptoje secili se fati politik i nje nje njeriu te vetem, qofte ky edhe kryeministri vendit, nuk mund te sigurohet duke lene peng interesa madhore sic eshte e ardhmja e femijeve ne nje Shqiperi ndryshe, me te mire nga kjo e sotmja. Ndersa heqja e paraleles midis pranimit te 600 mije bashkekombasve kosovare me 1999 me 600 mije azilante te refuzuar nga vendet Europiane, ne mos naivitet qeveritar, eshte nje djallezi e keqdashje me pasoja te pariparueshme per te sotmen dhe te ardhmen e femijeve tane.

Nese integrimi Europian do re kushtezohet me “sugjerime” te tilla, eshte me mire te mos ndodhe kurre…

_______________

Nder te tjera:

…Zv/kancelari austriak Heinz-Christian Strache shkoi për të takuar homologun e tij populist italian Mateo Salvini, i shoqëruar edhe nga ministri i brendshëm Herbert Kikl. Projekti austriak parashikon sjelljen në vendet ballkanike të 600 mijë refugjatëve dhe emigrantëve të dyndur gjatë tre viteve të fundit në Europë për të kërkuar azil. Mbështetje ka edhe nga Danimarka e Holanda. Në këmbim, vendeve të Ballkanit u jepet mbështetje e veçantë për proceset integruese europiane.

Veritas.com.al/