Pas fitores historike të Shqipërisë kunder Rumanise, tashmë të gjithë kanë mendjen tek llogaritë dhe ndeshjet e tjera të kësaj faze së grupeve.

Ditën e sotme do të luhen dy përballje të vlefshme për Grupin B, takimet do të startojnë të dyja në orën 21:00.

Anglia dhe Sllovakia do të kërkojnë fitoren për të konsoliduar kualifikimin në fazën tjetër. Britanikët në këtë ndeshje vijnë me 4 pikë ndërsa edhe barazimi do t’i bënte punë të besuarve të Roy Hodgson.

Në ndeshjen tjetër edhe Rusia së bashku me Uellsin janë në lojë për të besuar kualifikimin në fazën tjetër.

Shqipërisë i intereson një fitore me shumë gola e Anglisë e kombinuar me një fitore të Uellsit.