Dy tifozë, një francez e një belg, janë plagosur me thikë pasi u konfrontuan me disa shqiptarë, në momentin kur po ekzekutohej himni francez para ndeshjes Francë-Shqipëri.

Ngjarja ndodhi në një ‘funzone’ në Lion, ku tifozë të shumtë ishin mbledhur për të ndjekur ndeshjen e mbrëmshme.

Dy të plagosurit u dërguan në spital, njëri i plagosur në kofshë e tjetri në këmbë.

Ndërkohë, policia nuk ka mundur të arrestojë shqiptarët e përfshirë dhe as thikën e përdorur në plagosje.