(Europarlamentarët demokratë njoftuan se duan të padisin presidentin e RAI i cili i ka akuzuar ata se po financohen nga Soros)
Disa eurodeputetë të Pd njoftuan se duan të padisin Marcello Foa-n.
Motivacioni duhet të gjendet në një deklaratë të Presidentit te RAI-t në të përditshmen izraelite Haaretz, në të cilën argumenton se George Soros, magnati i famshëm hungarez dhe mbështetës i madh i revolucioneve me ngjyra, kishte financuar disa parlamentarë evropianë të Partisë demokratike.
Pikërisht mbi këtë argument, vetë Foa kishte shkruar një post në Facebook në mëngjes duke thënë: “Sa për afërsinë e disa politikanëve italianë në Shoqëria e Hapur të Soros, nuk jam unë qe e them, por vetë Shoqëria e Hapur në një raport të saj të brendshëm që , kush dëshiron, mund ta lexojë këtu. Nuk bëra tjetër përveçse përsërita një lajm që e kisha përballur më 4 nëntor 2017 në blogun që mbaja ne atë kohe në Il Giornale “.
Dhe tani vjen reagimi nga dem, i nënshkruar nga Patrizia Toia: “Presidenti i Rai-t Marcello Foa, riciklon një budallallek të vjetër mbi marrëdhëniet e prezumuara midis eurodeputetëve Pd dhe George Soros, duke e përkeqësuar atë me një shpifje kundër nesh”.
Eurodeputetja më pas shton: “Kemi vendosur të gjithë së bashku ta çojmë përpara një gjykate të Republikës.Foa duhet te përgjigjet ne Dhomën penale me një dëmshpërblim relativ “.
David Sassoli, zëvendës president i Parlamentit Europian, ka thënë: “Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se duhet të padis dhe ti kërkoj demet presidentit te RAI-t. Presidenti i ndërmarrjes së shërbimit publik Italian do të duhet të provojë atë që ai ka pretenduar, pa asnjë baze, në gjykatë përpara një gjyqtari “.
Por në artikullin e Haaretz, zëdhënësi i Pd Roberto Cuillo i referohej “një raporti te një shoqerie konsulence që listonte anëtarët e Parlamentit Europian pozicionet e të cilëve ishin quajtur pranë këndveshtrimit të Soros dhe shpërndarë vitin e kaluar në mediat populiste dhe euroskeptike “. Dokumenti, i shkruar nga Kumquat Consult per Open Society, shoqata e Soros, tregonte përfaqësuesit më të besueshëm për manjatin hungarez brenda Parlamentit Europian.
Veritas.com.al/