Kryeministri Edi Rama:

Në këtë pjesën tonë të botës ne të bëjmë një dush përulësie, sepse edhe sot  edhe pse bota po ekspozon tërësisht ujërat që ziejnë në marrëdhëniet midisi vendeve dhe qasjen përkundrejt gjerave themelore, ne vazhdojmë të mendojmë , që ka diçka që nuk shkon me botën, dhe që është një moment në kohë dhe gjërat do të kthen siç ishin, dhe ne, dhe kur them ne nuk flas për Shqipërinë, flas për perëndimin, dhe sidomos për Evropën, mendojmë se kemi legjitimitetin moral që na është blatuar nga ndonjë urdhër hyjnor dhe mundësinë për të gjykuar të tjerët dhe për të besuar se ne jemi pika e referencës së si duhet të  të jetë bota dhe kjo është thellësisht e gabuar.

Kjo është e gabuar, nuk është e vërtetë, Është një lloj vetëkënaqjeje, që sipas mendimin tim mjaft modest ka nisur të bëhet gjithmonë më i dëmshëm si këndvështrim dhe gjithmonë më pak i dobishëm për atë vetëbesimin qe kemi nevojë të gjithë. Ajo çfarë ka ndodhur ën SHBA në krye të këtij viti, atë që Trump e përshkroi si planin preciz i Zotit për ta shpëtuar, në mënyrë që të shpëtonte Amerikën. Është sipas meje, është diçka që nëse zoti kishte vërtet një plan, pjesë  e këtij plani ishte të zgjonte Evropën.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *