
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në Konferencën e Mynihut se zgjedhja e presidentit të Amerikës, Donald Trump është akti më bujar kundrejt Bashkimit Europian, për t’i dhënë një shans shumë të madh Europës të zgjohet.
Ai theksoi se Europa duhet të mendojë si për fuqinë dhe konkurencën. Kjo pasi sipas tij, nëse nuk jemi të aftë të konkurojmë, nuk do të mund të jemi të aftë të bëjmë asgjë tjetër.
“Dua që ta përmbledh me që koha po na ikën. Zgjedhja e Donald Trump është akti më bujar i zotit kundrejt Bashkimit Europian për ti dhënë një shans shumë të madh Europës të zgjohet. Edhe Marta duhet të mos jetë kaq vetëreferente. Jam shumë dakord me Martën që vlerat, parimet ajo ç’ka i bën bashkë shtetet anëtare duhet të mbeten të tillë, por nuk duhen të jenë kushtëzime për të pasur miq në këtë botë.
Pata dje një debat me një mik gjerman në panel, kur tha që ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës shkuan në Siri dhe i thanë pse nuk e bëni këtë. Jo ne duhet të mësojmë të jemi miq me të tjerët dhe pse ata duan të kenë parime të ndryshime. Gjëja e fundit që kam për të thënë është që Europa duhet të mendojë si për fuqinë dhe konkurencën. Nëse nuk jemi të aftë të konkurojmë, nuk do të mund të jemi të aftë të bëjmë asgjë tjetër. Në këtë pikë Ballkani Perëndimor është një tokë investimesh”./abcnews.al
Komente