Agjencia Europiane e Hapësirave (ESA) konfirmoi se anija kozmike Schiaparelli “u fik” në momentin kur po prekte sipërfaqen e Marsit, më pak se një minutë para, të Mërkurën

Misioni i ESA tha se iu duhet kohë për të kuptuar se çfarë nuk shkonte në anijen Schiaparelli, dhe për të llogaritur saktësisht se kur dhe në cilat kushte anija oushoi. Megjithatë  ekipi ExoMars është optimist se kapsula e anijes ka mbledhur të dhëna të mjaftueshme gjatë zbritjes që do të nevojiten për misionin e fazës së ardhshme. Është planifikuar që në vitin 2020 të lëshohet një mision tjetër për “gjurmimet” e jetës në Mars.

“Prova e bërë ka ka grumbulluar plot të dhëna”, tha David Parker, drejtor i fluturimeve në hapësirë, në një konferencë për mediat. “Na dha plot besim për të ardhmen. Kemi nevojë të dimë çfarë ndodhi në sekondat e fundit para uljes në sipërfaqe; dhe kjo me sa duket do të kërkojë kohë”, tha.

Schiaparelli ishte planifikuar që të prekte në Planetin e Kuq ditën e Mërkurë, në ora 10:48 (1448 GMT).Por robotët e anijes nuk mundën të konfirmojnë ulje të suksesshme dhe prandaj u lanë në pritje të sinjalit. Ndërkohë “mother ship” e  anijes  Schiaparelli, hyri me sukses në orbitën e Planetit Mars.

Schiaparelli ishte programuar që të ndiqte kërkimet në një sekuencë prej 6 minuta në ulje, por kur shikojmë se kapsula vjen të gjysma, diku te 13,000 mph.

Faza e parë shkoi përpikmërisht sipas planit- tha Andrea Accomazzo, shefi i misionit solar planetar të ESA në një konferencë për mediat në Darmstadt, Gjermani.

“Sipas vëzhgimit mbi këtë fazë, mund të themi se përfundimish se anija nuk ka pasur saktësisht sjelljet që prisnim”, tha  Accomazzo.

“ne nuk jemi akoma në pozita të tilla, por do të jemi- që të përcaktojmë kushtet dinamike me të cilat anija ka prekur sipërfaqen. Atëherë do të mësojmë nëse ajo ka rezistuar strukturalist apo jo”, tha Accomazzo. “Po procedojmë me të dhëna nga zbritja. Nga sipërfaqja nuk kemi asnjë të dhënë”- tha ai.

/ Veritas.com.al/